Vallja Devolliçe, kaq e veçantë, një kryevlerë kombëtare që bën krenar çdo shqiptar

Një ndër vlerat më të veçanta që ka zona e Devollit, është vallja Devolliçe, e cilësuar tashmë si krye vlerë kombëtare. Kjo traditë e hershme e një prej popujve më të lashtë në Ballkan, lindi si nevojë për të shprehur botën e brendshme, ndjenjat dhe meditimet që lidheshin me jetën e sot vijon të përcillet dhe në brezat e rinj ndërsa luhet në çdo gëzim familjar të familjeve devollite. Këngëtari Endri Fifo e cilëson atë si një monument kulture të Devollit.
“Nuk dihet data kur ka ardhur, është një valle dinamike, elegante, finesën, temperamentin. Është një valle qe ka shkëlqyer në të gjitha festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare”, u shpreh Endri Fifo.
Devolliçja e famshme është një valle burrash që nis shtruar, mbështetur në tokë si një pasqyrim i jetës, sakrificave, mbijetesës e luftës e më pas bëhet dinamike dhe vjen si symbol i fitores.
Gazetare: Geralda Sali
/RTSH/