Valon Behrami do mungojë 6 ndeshje me Hamburg, u operua në gju
Mesfushori kosovar që luan me kombëtaren zvicerane të futbollit Valon Behrami do t’i mungojë Hamburgut në gjashtë ndeshjet e para të pjesës së dytë të kampionatit në Bundesliga.
Sipas gazetës gjermane, Bild, mesfushori kosovar pritet të mungojë në gjashtë ndeshjet e para të pjesës së dytë të kampionatit gjerman, pasi ai ka operuar gjurin gjatë pushimit dimëror dhe shërimi i tij ka shkuar më ngadalë se sa është pritur. Behrami pritet të jetë i gatshëm për ekipin vetëm në fund të shkurtit.
“Unë shpresoj se Valoni do të rikthehet sa më shpejtë që është e mundur. Por, gjasat nuk janë edhe aq të mira dhe shpresat për një rikthim të tij në fushë në fillim të pjesës së dytë të kampionatit tashmë janë shuar”, ka deklaruar drejtoi i Hamburgut, Peter Knäbel. Pjesa e dytë e Bundesligës nis këtë fundjavë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
