E Hënë, 2 Nëntor 2026

Valutat humbin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, java e parë e muajit shtator, po mbyllet me një rënie të përgjithshme të valutave ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet në fundjavë me 97,20 lekë ose 0,74 lekë më pak se ditën e hënë ku euroja këmbehej me 97,94 lekë. Dollari amerikan gjithashtu ka humbur terren duke rënë me 0,09 lekë deri në fundjavë ku u këmbye me 83,47 lekë dhe 83,56 lekë ditën e hënë. Paundi britanik u këmbye të hënë e kësaj jave me 113,04 lekë dhe në fundjavë me 112,16 lekë duke zbritur me 0,88 lekë. Banka e Shqipërisë vëren se kursi i këmbimit valutor luhatet brenda pritshmërive të BSH-së dhe luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. Periudha kohore: 01.09.2025 – 04.09.2025
Monedha e zgjedhur: Euro (EUR)
Data Lekë për njësi të monedhës së huaj
04.09.2025 97.20
03.09.2025 97.50
02.09.2025 97.79
01.09.2025 97.94
Periudha kohore: 01.09.2025 – 04.09.2025
Monedha e zgjedhur: Dollar Amerikan (USD)
Data Lekë për njësi të monedhës së huaj
04.09.2025 83.47
03.09.2025 83.64
02.09.2025 84.06
01.09.2025 83.56
Periudha kohore: 01.09.2025 – 04.09.2025
Monedha e zgjedhur: Poundi Britanik (GBP)
Data Lekë për njësi të monedhës së huaj
04.09.2025 112.16
03.09.2025 112.16
02.09.2025 112.61
01.09.2025 113.04

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›