E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Den Dool Vizat hap i rendesishem ende pune per integrimin

GJIROKASTER- Ambasadori holandez ne Tirane Van Den Dool ka uruar shqiptaret per liberalizimin e vizave nga qyteti i Gjirokastres duke theksuar se ky eshte nje proces qe e vendosi vete populli shqiptar.

Nuk eshte ne doren tone si vende anetare te Bashkimit Europian per te thene se kur Shqiperia eshte gati por eshte ne dore te shqiptareve per ta bere kete gje. Sot eshte nje dite qe tregon egzaktesisht kete gje meqenese Keshilli vendosi te heqe regjimin e vizave. Kjo nuk eshte nje dhurate nga BE por eshte nje lloj pelqimi per hapat qe ka bere Shqiperia per permbushjen e detyrimeve qe ka pasur- u shpreh Van Den Dool.

Duke e quajtur Integrimin ne BE si detyren tjeter qe duhet te permbushe tashme Shqiperia Van Den Dool vuri theksin tek zbatimi i ligjit lufta kunder korrupsionit e krimit te organizuar.

Ajo qe ndoshta eshte me e rendesishme eshte hapi tjeter i integrimit Europian dhe sikunder ju e dini Shqiperia ka edhe shume hapa te tjere te rendesishem per te bere perpara momentit final. Kjo ka te beje me funksionimin e demokracise me zbatimin e ligjit luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar- shtoi diplomati holandez.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›