E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie: Gomes ishte i jashtëzakonshëm

Sulmuesi i rikthyer i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se ai ka qenë i befasuar nga forma e portierit të Tottenhamit, Heurelho Gomes në takimin e mbrëmshëm. Braziliani bëri një varg mbrojtjesh për të ndihmuar ekipin e tij të shënojë fitore 2-1 ndaj topçinjve në White Hart Lane.
"Po, veçanërisht goditja e parë ishte mbrojtje e shkëlqyeshme. Prita që topi të shkonte në rrjetë, por ai disi e mbrojti, që ishte çmenduri. Goditja e lirë shkonte direkt në kënd dhe ai e mbrojti edhe këtë. Këto ishin momente vendimtare", ka thënë holandezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›