Van Persie drejt historisë

Sulmuesi holandez, Robin Van Persie është afër që të prekë historinë e Holandës.
Sulmuesi i Manchester United me 2 golat e shënuar për Holandën në ndeshjen ndaj Rumanisë i është afruar në 6 gola legjendarit Patrik Kluivert për tu bërë golashënuesi më i mirë në përfaqësuesen e Holandës.
Van Persie tani ka 34 gola, aq sa ka edhe Huntelaar. Kluivert mbetet i pari më 40 gola, Bergkamp i dyti me 37 gola, Wilkes i treti me 35 gola, ndërsa Huntelaar dhe Van Persie kanë 34 gola./Indeksonline/