E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vaart: Nuk shkoj tek Hamburgu

Me trajnerin Juande Ramos ne pankine, hapesirat e Van der Vaart tek Real Madrid jane ngushtuar shume por mesfushori holandez nuk e gjen rrugen e zgjidhjes tek largimi.

Edhe pse ne Spanje flitet per nje rikthim te mundshem tek Hamburgu, holandezi nuk deshiron te bashkohet me klubin gjerman ku u formua si lojtar. Kete ai e ka konfirmuar ne nje interviste dhene per gazeten sportive “Bild”.

“Tek Hamburgu kam kaluar shume mire, por ne kete moment nuk kam asnje synim per te lene Realin”, shprehet mesfushori qe u ble gjate kesaj vere per rreth 13 milione euro. 



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›