E Diel, 1 Nëntor 2026

VanHorn takohet me kreun e SPAK dhe BKH: Prioritet mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn është takuar me kreun e SPAK, Klodjan Braho dhe me Kreun e BKH, Joni Keta.

VanHorn theksoi edhe një herë mesazhet e sekretarit të shtetit Marko Rubio, se prioritet mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

VanHorn shprehu mbështetje në punën e ardhshme të SPAK, por edhe për BKH-në dhe kreun e ri të tij.

E Ngarkuar e SHBA pati gjithashtu takim me ish-kryeprokurorin Altin Dumani dhe me prokurorë të tjerë.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›