E Enjte, 5 Nëntor 2026

VanHorn takon Dumanin: SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e SHBA

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua sot me drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani dhe drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.

VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti.

Ajo theksoi se, SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

1 nga 2

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›