E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vangjush Dako kërkon lirinë/ Bën rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm

Ish- kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka çuar në gjykatën e lartë vendimin që e la në burg për shpërdorim detyre.

Rekursi pritet te shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda.

Vangjush Dako u arrestua në qershor të këtij viti pas hetimit të bërë nga spak për shpërdorim detyre në dy raste.

I pari, kishte të bënte me legalizimin jashtë ligji të disa kateve pa leje të një pallati.

Ndërsa momenti i dytë lidhet me një tenderin e shëtitores së Durrësit, ku sipas kontrollit të lartë të shtetit, Dako i ka krijuar buxhetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›