Varferia 360 mije persona jetojne me 2 dollare ne dite
Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale mendon te rishikoje skemen e ndihmes ekonomike ne menyre qe perfitimi te jete sa me i drejte dhe me impakt te shtresat ne nevoje. Sipas raportimit qe beri dje ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise dhe Ceshtjeve Sociale drejtoresha e politikave sociale ne ministri Denada Seferi tha se po punohet per identifikimin e atyre qe abuzojne me skemen.
Sipas ministrise aktualisht pjesa e popullsise nen nivelin e varferise prej 2 dollare ne dite eshte vetem 360 mije banore nga 597 mije ne vitin 2005 apo 825 mije ne vitin 2002. Rezultantja e eficenses se zbatimit te politikave dhe programeve te shtetit social qe u projektuan dhe filluan te rriten e konsolidohen ne vendin tone u konkretizuan me reduktimin e nivelit te varferise ne 12.4 per qind ne vitin 2008 kundrejt 18.9 per qind qe ishte ne 2005-n apo 25 per qind ne 2002-shin tha Seferi.
Statistikat tregojne se varferia ekstreme e vleresuar me me pak se 1 dollare ne dite per person eshte ulur ne 1.2 per qind te popullsise gjithsej kundrejt 3.5 per qind qe ishte ky tregues ne vitin 2005 apo 4.7 per qind qe ishte ne vitin 2002. Po ashtu numri i familjeve ne skeme ne fund te vitit 2008 ishte 93 mije familje ose 17 per qind me pak se ne vitin 2007 114 mije familje ne vitin 2009 numri mesatar i familjeve shkoi ne 98 mije. Po ashtu jane mbuluar me mire nevojat e familjeve me ndihme ekonomike masa mesatare mujore qe nje familje ka perfituar ne vitin 2009 ishte 3600 leke nga 1800 leke qe ishte ne 2007-n.
Pagesa maksimale e ndihmes ekonomike eshte 7500 leke nga 6500 leke qe ishte ne 2005-n. Sipas strategjise sektoriale te mbrojtjes sociale kjo pagese do te shkoje ne 9 mije leke duke punuar si ne reduktimin e rasteve abuzive ne kete skeme ashtu edhe duke rritur fondet nga buxheti i shtetit apo duke nxitur shperndarjen e ndihmes ekonomike me pune dhe sherbime ne komunitet.
Deputetja socialiste ne komision Eglantina Gjermeni kerkoi nje indeksim te skemes se ndihmes ekonomike dhe rishikim te mases se kompensimit kurse demokrati Dritan Shehu sugjeroi masa me te forta monitorimi ndaj personave qe perfitojne dhe kontributin qe japin ato ne shoqeri. Deputetja Albana Vokshi vuri ne dukje se niveli aktual i te varferve duket pozitiv po te kihet parasysh se ne SHBA eshte teper me i larte dhe i rritur me 7 per qind ne vitin e krizes.