Varhelyi: Shpresoj që Shqipëria të propozojë Komisionerin e parë mandatin e ardhshëm

Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi në fjalën e tij në Konferencën e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri, deklaroi se pa zgjerimin, Europa nuk mund të bëhet më e fortë.
Varhelyi u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një ndër tre përparësitë.
“Zgjerimi është mes 3 përparësive kryesore: pa zgjerimin, Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Na duhet zgjerimi që Europa të bëhet më e fortë. Nga 2019 kemi bërë rrugë të gjatë. Më kujtohet dita e parë në detyrë kur telefonova z. Rama se u përballëm me një tërmet 6.4 të shkallës Rihter. Ndërhymë menjëherë në përpjekje për të ndihmuar. Kjo ndihmoi në pjesën tjetër të mandatit dhe solli qasje të re.
Në thelb u desh që politika e zgjerimit të ngrihej më së pari në këmbë dhe më pas të merreshin me integrimin e mirëfilltë: të dinim se si do i arrinim ekonomi të ngjashme në BP edhe përpara se të ndodh anëtarësimi”, u shpreh komisioneri.
Varhelyi kërkoi nga Shqipëria që të ndërmarrë reformat e nevojshme me qëllim për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit. Ai shpreson që në përfundim të mandatit të Komisionit të ardhshëm, kryeministri Rama të mund të propozojë një emër për komisionerin e parë.
“Për të bërë të mundur që në fund të mandatit të Komisionit të ardhshëm të mund të shohim kryeministrin Rama të propozojë komisionerin e parë në Komision. Shqipëria ndërmori një qasje të re dhe kjo do të thotë të mos druhet të bëjë gjithçka është e nevojshme, nëse duhet edhe në terren.
Jemi në nivelin e 60% të zbatimit, pjesa më e suksesshme e buxhetit të BE. Jo vetëm që kemi arritur sukses sa i takon zbatimit, por që edhe efektivisht programi është edhe mbi atë çfarë duhet të kemi në fakt 7 mld nevoja për investimi që mund të nxisë edhe 20 mld të tjera investime në rajon. Investime që do krijojnë ekonomi e shoqëri të re në rajon. BE po e përshpejton ritmin dhe pret që ju të merrni reformat e nevojshme që ju të bëheni anëtar.
Kur të vijë koha që të kem ikur, shpresoj të keni përshpejtuar edhe më shumë punë që ju e keni kaq shumë për zemër”, përfundoi ai.
/rtsh.al/