Varhelyi kërkon progres në dialogun Kosovë-Serbi

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë një fjalimi në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së (COSAC) në Budapest, ka bërë thirrje për progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Varhelyi, ka shtuar se pret nga Kosova përmbushjen e detyrimeve – dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë përmes dialogut. Ne presim që palët të ndjekin përpjekje të qëndrueshme de-përshkallëzimi dhe progres në zbatimin e detyrimeve të tyre në kuadër të dialogut – duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, u shpreh ai.
/rtsh.al/