E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrosin kolegun, vriten e plagosen shumë policë

Së paku 25 persona janë vrarë dhe mbi 60m të tjerë janë plagosur me rastin e një sulmi vetëvrasës gjatë varrimit të një polici në jugperëndim të Pakistanit. Policia njoftoi se pjesa më e madhe e të vrarëve në sulmin e sotëm në qytetin Kueta, në provincën Baluçistan, janë policë. Në mesin e të vrarëve është edhe shefi i operacioneve të policisë në Kueta, Fayyaz Sumbal.

Shefi i policisë në këtë qytet, Mir Zubair Mahmud tha se funerali ishte mbajtur për një polic të vrarë më herët gjatë ditës në Kueta. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›