E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vartesia nga Rusia do te vazhdoje

Qeverite amerikane dhe britanike kete jave ishin duke ushqyer shpresat se Bashkimi Evropian do te frenonte vartesine e tij nga gazi rus. Zv/Presidenti amerikan, Dick Cheney, dhe Kryeministri i Britanise se Madhe, Gordon Braun, nenvizuan rendesine e rrugeve alternative per furnizimin me energji ne vazhdim te konfliktit te Rusise me Gjeorgjine muajin e kaluar. Megjithate, ekspertet e industrise se gazit, besojne se shpresat per te bere nje ndryshim te rendesishem ndaj nevojave te BE-se per gazin rus ka shume te ngjare qe te jene te kota.

Ashtu sic thote Simon Blakey i Shoqates per Kerkimet ne fushen e Energjise te Cambridge (CERA- Cambridge Energy Research Associates), nje kompani studimore: "Shkalla e ndervaresise eshte kaq e madhe sa realisht nuk eshte e mundur te behen ndryshime te medha as pertej hapesires prej dy dekadash".

Shqetesim amerikan mbi vartesine e Evropes perendimore nga Rusia per furnizimet energjetike daton qe prej periudhes se Luftes se Ftohte. Ne 1982, ne vazhdim te shtypjes se levizjes Solidarnost ne Poloni, administrata e Ronald Reganit u perpoq te ndalonte rritjen e eksporteve te gazit te Bashkimit Sovjetik drejt Evropes. E shqetesuar se vartesia e Evropes nga energjia ruse do ta bente akoma dhe me shume te prekshme influencen sovjetike, SHBA bllokuan eksportet e pajisjeve per prodhimin dhe transportin e gazit nga Bashkimi Sovjetik dhe u perpoqen te kufizonin blerjen e gazit rus nga vendet evropiano-perendimore deri ne 30% te konsumit te tyre.

Sot, Bashkimi Evropian ble pothuajse 1/4 e gazit te tij prej Rusise, por ky raport do te rritet me tej. Ka shume te ngjare qe kufiri i vjeter prej 30% do te kapercehet ne dekaden e ardhshme. Kerkesa per gaz ne Evrope ka shume te ngjare qe te rritet per te pakten nje tjeter dekade. Impiantet e vjetra berthamore dhe ato me djegie qymyri do te dalin jashte perdorimit per shkak te perfundimit te ciklit te tyre prodhues. Impiantet me djegie gazi jane me te shpejtat dhe me ekonomiket per t'i zevendesuar ato.

Skema e emetimeve tregtare te BE-se, e cila do te rikompensoje gjeneratoret e energjise te cilet kane emetime te uleta te gazit karbonik, gjithashtu do te favorizoje impiantet me te paster te djegies me gaz ne dekaden e ardhshme. Vendet e BE-se kane rene dakord per te kerkuar objektivat per rritjen e raportit te energjise se tyre i cili do te perfitohet nga burimet e rinovueshme ne rreth 20% nga 2020.

Por edhe nese kjo politike do te kete sukses, per te cilin shume eksperte shprehin dyshime, dhe do te kete nje investim te ri dhe te rendesishem ne energjine berthamore, atehere kerkesa per gaz do te jete e njejta me ate qe eshte tani, sipas CERA-s. Nderkohe, prodhimi i brendshem i gazit ne Evrope eshte duke rene me shpejtesi. Nga 2020, ai ka te ngjare te jete vete sa gjysma e prodhimit te 2006 prej 218 miliarde metra/kub, beson CERA. Rusia, me rezervat me te medha te gazit ne bote ne prag te BE-se, natyrisht qe eshte vendi per te mbushur kete hendek.

Ka alternativa, por te gjitha keto kane veshtiresite e tyre. Disa vende evropiane jane duke ndertuar terminale te reja per importin e gazit natyror te lengshem: gaz i mbiftohur i transportuar me tanker. Por kerkesa e forte aziatike dhe vonesat per zhvillime te medha ne fushen e LNG-se kane krijuar nje treg me te vertete shume te ngushte dhe kane rritur cmimet.

Frank Harris, nga kompania e konsulences Eood Mackenzie thote: "Aftesia e Evropes per te diversifikuar larg nga gazi rus me LNG-ne pikerisht eshte e kufizuar ne terma afatmesem". Terma afatgjate, pas 2015 ose me tej, ka potencial per me shume importe te LNG-se nga vende te tilla si Nigeria, Egjipti dhe Libia.

Por ne shume vende me rezerva te medha gazi, gatishmeria ose aftesia e tyre per te eksportuar eshte zvogeluar nga rritja e forte e kerkeses se brendshme. Nordine Cherouati, Drejtor i Agjencise se Hidrokarbureve te Algjerise, tha ne nje konference ne Slloveni kete jave: "Ne nuk mund te eksportojme gaz ndersa nuk plotesojme nevojat e brendshme te popullsise".

Vende te tjera furnizojne BE-ne me gaz permes gazsjellesve, sidomos Norvegjia dhe Algjeria. BE-ja ka shpresa te medha per gazsjellesin e propozuar NABUCCO qe sjell gaz nga rajoni i Kaspikut per ne Austri dhe pjesen tjeter te Evropes. Algjeria shpreson te ndertoje nje gazsjelles per gazin nga Nigeria.

Por te gjitha keto vende jane subjekte te te njejtave probleme te kerkeses konkurruese per burime te kufizuara. Ashtu sic eshte vleresuar gjeresisht ne Evropen kontinentale, Be-ja thjesht nuk mund te shkepuse vetveten nga gazi rus, ose as edhe te reduktoje kerkesen.

Ne te njejten konference ne Slloveni, Rüdiger Freiherr von Fritsch, Drejtor i Pergjithshem per Ceshtjet Ekonomike ne Ministrine e Jashtme gjermane, theksoi "vartesine reciproke" te Rusise dhe BE-se. Gjeografia dhe ekonomia diktojne qe BE-ja eshte e varur nga Rusia per gazin, u pelqen ose jo kjo politikaneve.

"The Financial Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›