E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili Formula e sistemit shendetesor ndihme te mire paciente te sheruar

TIRANE- Studentet e Fakultetit te Mjekesise do te kene mundesi te praktikojne aftesite klinike ne qendren e pare kombetare te trajnimit prane Maternitetit Mbreteresha Geraldine. Gjate nje takimi te organizuar me kete rast ministri i Shendetesise Petrit Vasili theksoi se praktika mbi modelet klinike eshte menyra me e sigurte per te pergatitur studentet.

Salla qe ne inauguruam nuk i le gje mangut nje salle te cdo universiteti te mire mjeksie ne perendim. Ndryshimi i sotem eshte nje premise per nje ndryshim tjeter ne te nesermen. Sistemi shendetesor qe ne synojme te transformojme synon pikerisht nje formule shume te thjeshte ndihme te mire paciente te sheruar. shprehet Vasili.

Edhe drejtori i spitalit Universitar Dr Halim Kosova e konsideroi shume te rendesishem kete mundesi te re e cila po u ofrohet stuenteve per te praktikuar si duhet njohurite e tyre. Qendra Kombetare e Trajnimit u financua nga USAID ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›