E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Rama sajon alibi për destruktivitet në vend

Tiranë, 9 korrik, NOA Pas deklarimeve të Edi Ramës, se votimi pro i LSI-së, ndaj Sokol Çomos, ishte votim fals, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili duke e quajtur Edi Ramën , hipokrit, deklaroi se përpara se Rama të shpifë për votë fals duhet ti kërkojë falje publikisht grupit të tij të deputetëve, por edhe komunitetit të gjerë të profesionistëve, për vendimin e qartë të LSI-së, për të refuzuar rreshtimin me PD-në, qëndrim të cilin LSI ua kishte bërë të qartë jo vetëm kandidatëve, por edhe deputetëve të PS, duke mos pasur surprizë në asnjë rast.

Nënkryetari i LSI-së, Vasili theksoi se qëllimi i vetëm i Edi Ramës, ishte që të krijojë në mënyrë të vazhdueshme alibi të pafundme për të justifikuar një politikë destruktive në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim që të arrijë shtyrjen e ëndërruar të zgjedhjeve lokale me synimin e lexueshëm qartë, për të shtyrë ca ditë më shumë në karrigen shumë të rëndë nga korrupsioni të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Vasilit, është pikërisht korrupsioni i Ramës, në bashkinë që ai e drejton prej 10 vitesh, që i ka mbyllur dyert të gjithë hetimeve dhe auditimeve të mundshme, pasi rreket të sigurojë përfitime të reja, që fillojnë nga lejet e ndërtimit tek gjobat gjithfarëshe, që ushtrojnë specialistët e korruptuar të tij në kryeqytet.

Duke iu referuar daljes së sotme të Ramës për të përshëndetur rezolutën e PE-së, nënkryetari i LSI-së, tha se Njëkohësisht është vendi për ti kujtuar sërish demagogut hipokrit Edi Rama, që në vend që ti përgjigjet rezolutës shumë të qartë të djeshme që vjen nga Evropa, i konsideron siç e vutë re dhe ju si histori me ulje dhe ngritje koke, histori kalamajsh, çiliminjsh dhe fëmijësh kapriçoz, të papërgjegjshmit, të cilit politika i ka lënë e po i lë gjithmonë e më shumë pas, duke u përpjekur të nëpërkëmbë ligjet e këtij vendi.

Vasili shtoi ndër të tjera se Shqipëria e votuar në rezolutën e PE-së, është ajo e shtetit ligjor, është Shqipëria e nenit 178, të propozuar e miratuar nga Edi Rama vetë, të cilit ai duhet ti bindet si gjithë të tjerët, e që nuk do të ketë asnjë hezitim për ta zbatuar atë dhe mbi të nuk del dot as kryetari dritëhije dhe i çuditur e i habitur i Bashkisë së Tiranës, por edhe askush tjetër në këtë vend.

Sipas Vasilit gabimi më i rëndë i Ramës është se po përpiqet të luajë e të shpërdorojë vëmendjen e ndërkombëtarëve, një gabim i pafalshëm për të dhe pozicionin politik që ai mban, një histori, që sipas nënkryatrit të LSI-së, bie mbi kurrizin e Edi Ramës, sikundër ishte edhe refuzimi i hapur dhe publik për të votuar gjyqtarin Çomo dje, e deri tek anashkalimi, përbuzja dhe mosbindja ndaj një rezolute shumë të qartë dhe konkrete, e cila shpreh në mënyrë të qartë edhe vullnetin e duhur të mazhorancës dhe LSI-së për hullitë kushtetuese ku duhet të ecë zgjidhja e ngërçit politik në Shqipëri.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›