Vasili raporton për kreditet e mjekëve

Për t’u ricertifikuar si profesionist ata duhet të përmbushin disa rregulla dhe të përftojnë kreditet e kërkuara nga legjislacioni në fuqi.
Në të kundërt, do të jetë e vështirë për të mbajtur vendin e punës apo për të konkurruar me pjesën tjetër të kolegëve.
Ndërsa procesi i edukimit në vazhdimësi për mjekët ka nisur, dje në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, ministri i fushës, Petrit Vasili, ka raportuar lidhur me të dhënat e deritanishme.
Sipas tij, kërkesat për kualifikim janë të shumta, por më të nevojshme nga të gjithë për edukim dhe formim të vazhdueshëm kanë sidomos mjekët e familjes dhe infermierët.
Sipas rrjetit të informacionit, deri tani kjo kategori rezulton me njohuri të mangëta, si dhe një pjesë e mirë e infermierëve të paarsimuar në nivel universitar.