E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vatër zjarri në Kaninë, flakët rrezikojnë banesat

Një vatër zjarri në zonën e fshatit Kaninë ka rrezikuar një banesë ku jetonte një shtetas italian.

Zona ku ka rënë zjarri është e mbjellë me ullinj shekullorë, teksa flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur çfarë kanë gjetur para.

Banorët kanë lajmëruar zjarrfiksën, e cila ka mbërritur me dy automjete dhe pas disa orësh kanë vënë në kontroll situatën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›