“Vatican-leaks”, sekretet i shiti shërbëtori i Papës

Ishte shërbëtori i Papës, ai që i nxori letrat sekrete nga Vatikani, për t`u publikuar më pas nga “Vatican-leaks”.
Fjala është për Pali Gabriel, i cili punonte në fakt si asistent në dhomën Papnore, i cili tashmë është arrestuar nga autoritetet italiane.
Papa Benedikti XVI u informua për këtë incident, dhe sipas një burimi të afërt me të, është shprehur se lidhur me të, ndihet “i tronditur dhe i pikëlluar."
Nga ana e autoriteteve të Vatikanit, ky person është cilësuar me posedim të gabuar të dokumenteve konfidenciale nga Selia e shenjtë, të cilat sipas tyre, nuk duhet të binin aspak në dorën e tij.
E kjo, pasi ky person ka patur për detyrë vetëm që t`i shërbente Papës drekën në mesditë.
Sikundër në mbrëmje, të përgatiste gjumin dhe pushimin e tij, por edhe ta ndihmonte në të njëjtën kohë, gjatë udhëtimeve. Por autoritetet, gjatë hetimit, konstatuan se duke patur të tilla funksione, ai kishte qasje në të gjitha "çelësat" se mund të hynte në dyert, shkallët dhe ashensorët më të rezervuar të botës.