Vatikan - Kardinalët mblidhen për të zgjedhur Papën e ri

Sytë e katolikëve të botës janë kthyer drejt Vatikanit, ku 115 kardinalët fillojnë sot procesin e zgjedhjes së Papës.
Kolegji i Kardinalëve do të mbyllet sot në Kapelën Sistine dhe nuk dalë prej andej deri sa të ketë zgjedhur një Papë i ri. Kjo nuk dihet sa do të zgjasë, por bota do t'a mësojë se Kisha ka një udhëheqës të ri, kur shtëllunga të bardha tymi të dalin nga një oxhak i veçantë i instaluar në çatinë e kapelës Sistinë.
Papa i ri duhet të marrë të paktën 77 vota - një shumicë prej dy të tretash. Deri tani nuk ka preferues të qartë.
Disa vëzhgues thonë se Vatikanit ka nevojë për reforma pas skandalit seksual me fëmijët dhe pas asaj që shihet si një largim në rritje nga doktrina e Kishës. Ata parashikojnë se kardinalët do të zgjedhin një Papë të ri në moshë. Por ekspertët thonë gjithashtu se kardinalët me prirje drejt traditës - do të përpiqen për një papë konservator.