E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan Bank, Papa Françesku kërkon hetim gjithëpërfshirës

Papa Françesku po ndërmerr një studim gjithëpërfshirës për bankën e Vatikanit që është përfshirë së fundi në një varg akuzash për pastrim parash, njoftoi sot Selia e Shenjtë.

Në hapin e tij të parë drejt reformës reale, Papa do ti qaset kësaj ndërmarrjeje me një centralizëm, pasi është siguruar se komisioni pesë-anëtarësh ti raportojë drejtpërdrejt vetëm atij për gjetjet.

76-vjeçari është posaçërisht i interesuar që të njohë më mirë aktivitetet dhe pozitën juridike të Institutit për Punët e Religjionit (IOR), i cili është munduar tia heqë imazhin e vrazhdë pas raportimeve të vazhdueshme të marrëveshjeve jo-ligjore që ka lidhur Banka e Vatikanit, shkruan AFP.

Selia e Shenjtë ka thënë se ky komision do të ketë qasje në gjithçka, për ti lejuar që të shohë të gjithë dokumentacionin.

Banka e Vatikanit ka një histori të trazuar, e cila përfshin edhe kolapsin e “Banco Ambrosiano”, ku Selia e Shenjtë ishte hisedari kryesor. Kjo bankë akuzohet për shpëlarje parash për mafian siciliane.

Drejtori i “Banco Ambrosiano”, Roberto Calvi, i pagëzuar nga mediat italiane si Bankieri i Zotit, është gjetur i varur në urën Blackfair të Londrës në vitin 1982.

Dyshohet se vrasja e tij është kryer nga mafiozët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›