E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan, Papa pret Presidentine Venezuelës, Maduro

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO VATIKAN - Çështjet sociale dhe politike ishin në qendër të bisedimeve ndërmjet Papa Françeskut I me Presidentin e Republikës të Venezuelës, Nicolas Maduro Moros, që u prit në Vatikan. Gjithashtu situata pas vdekjes së presidentit Hugo Chavez si dhe disa probleme aktuale si varfëria e lufta kundër kriminalitetit dhe trafikut të drogës u prekën nga Chavez dhe Ati i Shenjtë.

Deri më tani marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Venezuelës nuk kanë qenë tepër miqësore dhe Papa theksoi rolin e rëndësishëm të Kishës Katolike në shoqëri, gjatë takimit të tyre.

Nicolas Maduro, i cili u zgjodh në prill, pas vdekjes së liderit Hugo Chavez nga kanceri, ka premtuar se të zgjerojë revolucioni socialist e paraardhësit të tij që gëzonte një mbështetje të fortë në mesin e të varfërve. Maduro ka bërë thirrje rivalëve të tij politikë që të punojnë drejt bashkëpunimit pas ardhjes së tij në pushtet.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›