Vatikan, dështon përpjekja e dytë për zgjedhjen e Papës
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO VIDEOLAJM/ Konklavanë animacion 3D
VATIKAN - Në Vatikan 115 kardinalët e izoluar në Kapelen Sisitina nuk kanë arritur të zgjedhin pasardhësin e Papa Benediktit të XVI në përpjekjen e dytë.
Prej ditës së djeshme kardinalët kanë hyrë në Kapelen Sistina dhe do të qëndrojnë aty derisa një kandidat të marrë 2/3 e votave për tu zgjedhur Ati i Shenjtë.
Tymi i zi i dalë nga oxhaku i Kapela Sistina mesditën e sotme simbolizoi se kardinalët nuk kanë arritur marrëveshje.
Kardinalët votojnë 4 herë në ditë, deri sa një kandidat i vetëm do të marr 77 vota në 115 ndërkohë që mbrëmjen e djeshme nga oxhaku i çatisë e Kapelës Sistine doli tym i zi, duke sinjalizuar se asnjëri kandidat nuk kishte marrë dy të tretat e votave të nevojshme.
Para fillimit të meshës së fshehtë, në bazilikën e Shën Pjterit është mbajtur një meshë për publikun dhe kardinalët. Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Angelo Sodano, bëri thirrje për unitet brenda kishës.
Mbledhja e fshehtë ndodh një muaj pasi Papa Benedikti XVI ka dhënë dorëheqje, duke u bërë papa i parë në 600 vjet që heq dorë nga detyrat.
Sipas traditës, fletevotimet digjen pas çdo votimi: Nëse tymi nga oxhaku është i zi, kjo do të thotë se Papa nuk është zgjedhur, por nëse tymi nga oxhaku është i bardhë, kjo është shenjë se Papa i ri është zgjedhur. Gjithashtu, me zgjedhjen e Papës do të bien menjëherë këmbanat.
Çfarë ndodh brenda Kapela Sistina ku 115 kardinalët janë mbledhur për të zgjedhur Papën e ri?
Një animim në 3D shpjegon atë që do të ndodhë pas “Extra Omnes”, momenti kur të gjithë kardinalët që nuk janë votues do të largohen nga Kapela. Fillohet me zgjedhjen e 9 kardinalëve: 3 vëzhgues, 3 mbikëqyrës, 3 kardinalë që do të numërojnë votat.
Kështu nis procesi i votimit. Kardinalët do të shkruajnë emrin e Papës së ri, do të shkojnë drejt altarit, do të bëjnë një betim dhe do të hedhin skedën në një pjatë dhe pastaj në kutinë e votimit.
Pastaj kalohet në numërimin e votave. Skedat kanë nga një vrimë, ku kalohet me gjilpërë një fill dhe renditen të gjitha njëra pas tjetrës për t’u numëruar.
Nëse nuk është arritur shumica e votave për zgjedhjen e Papës, pra 2 të tretat e zgjedhësve për 33 votimet e para, do të kalohet në një votim të dytë, pastaj digjen skedat e dy votimeve të para. Nëse nuk arrihet shumica e duhur, atëherë tymi nga oxhaku do të jetë i zi, shenjë që tregon se nuk është zgjedhur akoma Papa i ri.
Pas votimit te 33 është parashikuar balotazhi mes dy emrave, edhe në këtë rast duhet një shumicë prej dy të tretash për zgjedhjen e Papës së ri. Vetëm kur Papa të zgjidhet në oxhakun e Vatikanit do të dalë i shumëprituri tymi i bardhë.
Redaksia online
(Gre.M/l.ç/sg/Shqiptarja.com)