E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikani kritikon murgeshën për qëndrimin ndaj gay-ve

Share

Vatikani ka kritikuar një murgeshë popullore në SHBA, e cila ka publikuar një libër ku promovohen homoseksualët dhe masturbimi.

Motër Margaret A. Farley shkroi librin Thjesht dashuri, një kuadër për etikën seksuale kristiane, fitues çmimesh. Megjithatë zyrtarët thonë se pikëpamjet e saj bien në kundërshtim me mësimet kristiane dhe kanë kërkuar që besimtarët të injorojnë pretendimet e saj.

Farley shkruan se masturbimi, veçanërisht në rastin e grave, zakonisht nuk ngre çështje të moralit dhe i shërben më shumë marrëdhënieve sesa i pengon ato.

Në një tjetër fragment në libër ajo shkruan se personat e orientuar drejt të njëjtit seks, si dhe aktivitetet e tyre, duhen respektuar.

Vetë autorja thotë se ajo nuk kundërshton mësimet zyrtare katolike. Por ajo thotë se libri nuk është as një shprehje e mësimeve zyrtare katolike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›