Vatikani shenjteron Gjon Palin II

Selia e Shenjtë ka vërtetuar se paraardhësi i Benediktit XVI ka kryer një mrekulli, duke plotësuar kushtin e domosdoshëm për të bërë shenjtërimin. Sipas Vatikanit, ai shëroi një murgeshë të sëmurë me parkinson, një sëmundje e pakurueshme me kurat e sotme.
Shenjtërimi i Papës polak vjen gjashtë vjet nga vdekja e tij, në 2 prill të 2005-s. Benedikti XVI nuk priti pesë vjet për të nisur procesin, siç parashikohet nga normat kanonike për shenjtërimin. Kërkesa e nisjes së procedurës u bë vetëm pak javë pasi ai morri detyrën në 13 maj 2005.
I pari që shkeli këto norma kishte qenë pikërisht Gjon Pali II, në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, me procedurën që nisi menjëherë pas vdekjes s saj në vitin 1997.
Ndërkohë, kanë nisur punimet për të krijuar hapësirën e nevojshme në bazilikën e Shën Pjetrit, për të pritur varrin e Wojtila-s, pasi ai të jetë shenjtëruar.