E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vatrat aktive në Finiq, flakët kalojnë edhe në Delvinë, në luftë me zjarret Forcat e Armatosura dhe një helikopter

Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në Finiq, ndërkohë që ka një përmirësim të situatës, si pasojë e ndërhyrjes së ekipeve të zjarrfikësve dhe nga ajri.

Flakët vijojnë në Matomarë, pas kodrave të Finiqit, në territorin e Bashkisë Delvinë.

Ndërkohë që ekipet zjarrfikëse po luftojnë me flakët prej disa orësh, në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura, si dhe një helikopter që po shuan zjarret nga ajri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›