E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vatrat e zjarrit në Shëngjin vijojnë të jenë aktive, por me intensitet më të ulët

Vijojnë ende zjarret në zonën e Shëngjinit, që kanë nisur që nga orët e para të mëngjesit. Ende vatrat e zjarrit janë aktive, por vijojnë me intensitet më të ulët.

Flakët rrezikojnë banesat në Shëngjin, teksa dhe era favorizon përhapjen e flakëve.

Kanë mbërritur gjatë ditës dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri, ndërsa ministri Balla nga vendngjarja tha se po komunikohet me KFOR për ndihmë me helikopterë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›