E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vau i Dejës: Përplasi për vdekje me makinë dy këmbësorë, arrestohet i riu

21-vjeçari me iniciale G.B. ka rënë në pranga për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i të riut erdhi pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit e për pasojë makina doli nga rruga dhe përplasi 2 këmbësorë.

Aksidenti rezultoi fatal pasi këta të fundit, 63 dhe 43 vjeç humbën jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›