E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vazhdojnë kërkimet, ende asnjë gjurmë për 64 vjeçaren e zhdukur në Mallakastër

Prej tre ditësh, policia, familjarët dhe banorët e zonës janë angazhuar intensivisht në kërkimet për 64-vjeçaren Dallëndyshe Heqimaj, e cila është zhdukur nga banesa e saj në fshatin Visokë të Mallakastrës.

Sipas policisë së Fierit, e cila ka nisur kërkimet pas denoncimit të të birit, gruaja është larguar nga banesa të premten dhe askush nuk e ka parë më në zonë. Në denoncimin e tyre, familjarët kanë deklaruar se 65 vjeçarja vuan dhe mjekohet për sëmundjen e sklerozës por asnjëherë nuk është larguar nga banesa dhe të humbasë kontaktet me familjen.

Pavarësisht kërkimeve në zonë, nuk është arritur të gjendet ndonjë gjurmë e saj.

Tre djemtë e saj, me frikën se mund të jetë mbytur, kanë kërkuar edhe ndihmën e polumbarëve të cilët janë zhytur në liqenin e Ruzhdies, por kërkimet nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Në operacion janë angazhuar edhe banorët e zonës, të cilët kanë përdorur dronë dhe qen për të zgjeruar kërkimet në zonën përreth. Policia dhe vullnetarët po vazhdojnë kerkimet./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›