Vazhdojnë trazirat në Greqi
Përleshjet e vazhdueshme nëpër rrugët e Athinës mes protestuesve dhe
policisë bashkë me një grevë të punëtorëve kërcënuan ta zhysin sot Greqinë një
krizë edhe më të thellë, megjithë thirrjet e udhëheqësve politikë për t'i dhënë
fund dhunës 5 ditore.
Protestuesit në Athinë hodhën bomba zjarri dhe sulmuan policinë sot në afërsi të kompleksit kryesor të gjykatës së qytetit, ku janë paraqitur dy policët e akuzuar për vrasjen e një adoleshenti.
Incidenti i të shtunës nxiti protestat që kanë paralizuar Athinën dhe disa qytete greke për më shumë se katër ditë.
Si kryeministri Kostas Karamanlis ashti edhe udhëheqësi socialist i opozitës, Jorgo Papandreu bënë thirrje për qetësi. Kryeministri premtoi gjithashtu mbështetje financiare për bizneset e dëmtuara nga trazirat.
Ndërkohë avokati i dy policëve të akuzuar tha se analizat paraprake të plumbit tregojnë se djali u vra nga një rikoshetë dhe jo drejtëpërdrejtë.
Oficerët thanë se po qëllonin në shenjë paralajmërimi. //rd//