E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon debati per puthjen e Franceskes me Ermalin

Konkurentet shkojne ne dhomen e gjumit ku vazhdojne perseri debatet per puthjen e Franceskes me Ermalin. Arjola eshte ajo qe eshte shprehur hapur se mes Ermalit dhe Franceskes konkurentes me te re te shtepise ka ndodhur nje puthje. Kjo nuk i ka pelqyer Franceskes e cila e ka mohuar kategorikisht nje gje te tille. Edhe Ermali e ka mohuar qe midis tij dhe Franceskes te kete pasur nje puthje. Ata te dy debatojne me Arjolen pasi kjo e fundit u thote se eshte se sigurte qe ata jane puthur me te vertete.

Franceska u kerkon konkurenteve dhe ne vecanti Arjoles qe te mos flasin per te per gjera te tilla pasi ajo ka famijen jashte qe e sheh dhe nuk do qe ata te merziten apo te ndjehen keq. Arjola i thote se nese ajo mendon per familjen e saj nuk duhet te puthej pasi edhe nese asnje nga konkurentet nuk e komentojne kete familjaret i shohin ata gjete gjithe kohes live.

Ne debatin e tyre nderhyn Erjoni i cili i thote Franceskes se familjaret e tyre e dine qe brenda shtepise ata mund te kene konflikte thashetheme e zenka nga ku mund te dalin te ofenduar e te lenduar. Kete gje te gjithe familjaret e tyre e kane marre parasysh qe ne momentin qe ata kane hyre ne Big Brother.

Ermali i kerkon Erjoles qe te mos e diskutoje me puthjen pasi kjo nuk eshte e vertete dhe kur ajo ta shohe qe midis tyre nuk ka ndodhur asgje e tille do te dale vete keq. Arjola i thote se ajo eshte e bindur qe nuk ka per te dale keq ajo sepse eshte e sigurt qe midis Ermalit dhe Franceskes ka ndodhur nje puthje. Franceska nga ana tjeter u kerkon konkurenteve dhe ne vecanti Arjoles qe te mos flase per te deri te shtunen dhe me vone te thone cfare te duan.

Ne kete diskutim nderhyjne edhe konkurente te tjere te cilet u kerkojne Arjoles Ermalit dhe Franceskes qe ta mbyllin kete teme diskutimi midis tyre sepse tashme po merziten. Klaudja propozon qe te dalin ne oborr per te pire cigare dhe keshtu konkurentet shperndahen duke e mbyllur edhe kete debat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›