E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon kriza e Manchester United, vetëm barazim me Leeds

Manchester United nuk arrin të gjejë rrugën e fitores, vetëm një barazim 1-1 në transfertë kundër Leeds. Ritmi ishte i ngadaltë në fillim të ndeshjes, por me kalimin e minutave, Djajtë e Kuq fituan vetëbesim. Pak pas gjysmë ore kaluan në epërsi, krosi i Tielemans nga e djathta gjeti goditjen me të majtën të Mbeumo-s, duke e bërë rezultatin 1-0.

Vendasit u përpoqën menjëherë të kundërpërgjigjeshin, por pjesa e parë përfundoi me lojtarët e Carrick në avantazh. Skuadra e Farke duhej të priste deri në minutën e 51-të për të barazuar, kur Calvert-Leëin shërbeu për Muharemovic, nga një goditje këndi për ta bërë rezultatin 1-1.

Në minutat e fundit të ndeshjes, United u përpoq të ndryshonte lojën në favor, por nuk arriti të siguronte tri pikët. Leeds dhe Manchester United tani kanë përkatësisht 10 dhe 7 pikë në renditje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›