E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vazhdon “lufta” me flakët në malet e Oroshit

Prej disa ditësh malet e Njësisë Administrative Orosh në Bashkinë Mirditë janë përfshirë nga flakët.

Situatë më problematike paraqitet në fshatin Ndërshenë, pasi zjarri vijon të përhapet me shpejtësi i ndihmuar edhe nga era e fortë.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Bashkisë Mirditë kanë shkuar edhe forcat e Armatosura të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale Burrel, Kukës e Tiranë.

Terreni i thepisur malor po vështirëson punën për vënien nën kontroll të flakëve.

Po ashtu, në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka patur edhe ndërhyrje nga ajri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›