Vazhdon procesi i numërimit në Shkodër, kryeson Bardh Spahia! Në vend të tretë kandidati i Bashës

Ka shkuar në 117 numri i kutive të numëruar në Shkodër. Kryeson kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Bardh Spahia, me 10093 vota.
Në vendin e dytë ndodhet kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni me 8921 vota. Ndërsa në vendin e tretë është kandidati i PD-së, Xhemal Bushati me 3525 vota.
Na Bashkinë e Shkodrës janë gjithsej 250 kuti për t’u numëruar.
/rtsh.al/