E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon rivaliteti Arsenal-Real Madrid për sulmuesin Suares

Rivaliteti mes Arsenal dhe Real Madrid për të marrë shërbimet e sulmuesit të Liverpul, Luis Suarez, pritet të mbajë gjallë merkaton verore përgjatë gjithë sezonit të saj. Pasi vetë lojtari deklaroi se sezonin e ardhshëm do të luajë për një skuadër pjesmarrëse në Chempions Lige dhe ku klubi ka fiksuar tashmë çmimin e largimit të tij për shifrën e 40 milion paund, dy klubet kryeqytetase vazhdojnë të paraqesin oferta në adresë të Redsave për të marrë kartonin e bomberit latin.

Deri tani skuadra më e favorizuar për të marrë shërbimet e sulmuesit kryesor të Liverpul ishte skuadra Madrilene, pasi kishin ofruar 40 milion euro. Por në orët e fundit gjithçka ka ndryshuar dhe Arsenal ka fituar terren ndaj “Galaktikëve”. Sipas mediave britanike bëhet e ditur se drejtuesit e Topçinjve me në krye menaxherin dhe njëherësh trajnerin Venger, u kanë prezantuar homologëve të Liverpul një ofertë prej 35 milion paundësh për të marrë kartonin e Suarez. Duke parë që Higuain është më afër me skuadrën e Napolit, Topçinjtë kërkojnë me çdo kusht të nënshkruajnë sa më shpejtë të jetë e mundur me sulmuesin uruguaian. Kjo edhe për shkak se Suarez është një nga dëshirat e mëdha edhe të trajnerit Ancheloti për këtë merkato verore.

Oferta e bërë zyrtare nga Topçinjtë e Londrës nuk është taman aq sa në të vërtetë kërkojnë drejtuesit e ekipit të Redsave, por shumë e përafërt dhe në bisedimet e orëve të ardhëshme mund të arrihet ndonjë marrëveshje e mundshme. Gjithmonë nëse Madrilenët nuk ndërhynë sërish me ndonjë ofertë tjetër më të lartë. Rivaliteti mes dy klubeve kryeqytase për të marrë shërbimet e Suares, ka bërë që kartoni i tij të njohë rritje të vazhdueshme. Deri në fund të merkatos pritet që rivaliteti mes “Topçinjve dhe Galaktikëve” të bëjë më interesante dhe tërheqëse këtë merkato të çmendur verore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›