Vazhdon uria e Realit: Maikon
Madrid - Është lojtar i jashtëzakonshëm, por luan si mbrojtës i djathtë. Ndaj dhe blerja e tij qe konsideruar në plan të dytë krahasimisht me ato të Kakasë dhe Kristiano Ronaldos. Por tani duket se ka ardhur radha e tij: Maicon është në shënjesët të Real Madridit që është i gatshëm t’i ofrojë Interit 17 milionë euro plus mesfushorin Shnajder. Holandezi i pëlqen Mourinjos dhe oferta mund t’i pëlqejë edhe Moratit.
Florentino Perez, është gati të kryejë blerjen e tretë të madhe në Real Madrid Galaktik 2. Vetë braziliani Maikon pati deklaruar se dëshironte të largohej nga Italia për të shkuar në Spanjë. Penez nga ana e tij është i gatshëm ta përfshijë në ekipin e ri që me Maikon në krah të djathtë mund të spostojë Serxhio Ramosin në qendër të mbrojtjes duke formuar një mbrojtje ëndrrash me Pepen në krah të tij.
Hozé Mourinjo nuk ka dëshirë të humbë mbrojtësin brazilian, por oferta e madrilenëve është joshëse për braziliani dhe Moratin, që është i detyruar t’i rrisë rrogën (aktualisht 3.2 milionë euro në vit) në rast se qëndron në Milano. Me 17 milionë plus Shnajder tratativa mund të përmbyllet, më shpejt edhe se ç’qe menduar. Reali ka shumë armë: para dhe lojtarë të mirë për të shkëmbyer, të paktën ata që Perez nuk i konsideron galaktikë.