E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vdekja e 4 shqiptarëve teksa punonin në Gjermani, identifikohet njëri prej tyre

Identifikohet njeri nga 4 shqiptaret te cilet humben jeten tragjikisht teksa punonin ne ndertim ne Gjermani.

Alberto Zorba, 31 vjec nga Elbasani bashke me tre shokë pune, edhe ata shqiptarë, humben jeten diten e hene.

Dyshohet se nje tjeter viktime eshte nga Kukesi, nje djal me inicialet R.H.

Ata po punonin ne katin e trete te nje pallati ne HafenCity ne Hamburg, kur ndodhi ngjarja.

Skela qe ata kishin vendosur per te punuar u shemb duke shkaktuar nje tragjedi te vertete.

Administratori i kompanise q ebente punimet e qe kishte rekrutuar shqiptaret ne pune eshte zhdukur dhe po kerkohet nga policia.

Ai eshte shtetas shqiptar nga Kosova.

Dyshohet se ai kishte falsifikuar dokumentat e viktimave duke ui pajisur me me letra bullgare, ndaj edhe informacioni paraprak i policise gjermane kur ndodhi ngjarja, krijoi konfuzion pasi u tha se viktimat ishin bullgare.

Ne fakt shumica e punetoreve qe po punonin ne kete kantier ishin shqiptare nga Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›