E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vdekja e 61 vjeçarit në Kurbin, shpallen në kërkim dy vëllezërit pronarë dhe drejtuesi teknik i firmës

Tre persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur të premten në Skuraj të Kurbinit, ku 61 vjeçari Fatmir Haxhiu humbi jetën pasi ra në lavatriçen e zhavorrit.

Në kërkim janë shpallur dy vëllezërit ⁠Kastriot dhe Mark Lleshaj, 53 dhe 59 vjeç, dhe drejtuesi teknik ⁠Ilirjan Xhixha, 58 vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

61 vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, por nuk mundi të mbijetojë.  /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›