E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e gjyqtarit në aksident, FSHF-ja shtyn ndeshjet e Superligës

Federate Shqiptare e Futbollit ka pezualluar sot të gjithë ndeshjet e kampionatit, pasi në orët e para të mëngjesit humbi jetën gjyqtari Rigers Pjetrushi.

FSHF-ja njofton se në nder të tij do të ndërpriten ndeshjet e javës së 10-të të Superligës, të cilat do të zhvillohen ditën e mërkurë.

Mëngjesin e sotëm katër gjyqtarët e ndeshjes Luftëtari-Kastrioti kanë pësuar një aksident dhe për pasojë ka gjetur vdekjen anësori Pjetrushi. Sapo është marrë vesh ngjarja është zhvilluar një mbledhje urgjente në sektorin e garave në FSHF, duke vendosur shtyrjen e tre takimeve që ishin parashikuar të zhvilloheshin sot.

Pra do të shtyhen ndeshjet: Skëndërbeu-Flamurtari, Kukësi-Besa dhe Laçi-Tomorri. Përveçcc ndeshjes mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, dy të tjerat do të luhen ditën e mërkurë. Takimi i Korçës do të luhet në një ditë tjetër pasi të merkurën Kombëtarja Shqiptare luan me Kamerunin dhe disa lojtarë janë pjesë e saj.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›