Vdes 11 vjeçarja në Durrës, dyshohet nga hemoragjia cerebrale. Shkoi në spital me dhimbje të forta

Një vajze 11 vjeçe nga Sukthi i Durrësit ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Durrësit.
Vajza ishte dërguar në urgjencën pediatrike, por gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej ndonëse po i jepej ndihma e nevojshme shëndetësore. Ajo më pas u transportua tek ambientet e spitalit të Durrësit ku iu nënshtruar të gjitha analizave të nevojshme.
Forcat e Policisë kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet dhe janë pyetur mjekët. Nga dyshimet paraprake bëhet fjalë se kemi të bëjmë me vdekje të shkaktuar nga hemoragjia cerebrale në tru ku nga kartela mjekësore rezulton se vajza ka pasur gjakderdhje të vazhdueshme agresive në kokë. Në spital kanë qenë dy gjyshërit të cilët e kanë shoqëruar të miturën. Ndërkohë hetimi do të plotësohet me dëshmitë e shkollës dhe të afërmve të saj, si dhe me ekspertizën mjeko- ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
/ abcnews.al