E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 76-vjeçari teksa po përleshej me grabitësit në banesë

vrasjeNjë 76 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas përleshjes me dy grabitës që i kishin hyrë në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vodhimë të komunës Dropull i Sipërm. Dy persona kanë tentuar me dhunë të grabisin banesën në të cilën jetonin dy të moshuar, burrë e grua.

Dy grabitësit pasi janë futur në banesë kanë hasur në rezistencën e pronarit të shtëpisë, Pandeli Magllara, 76 vjeç. Në përleshje e sipër 76-vjeçari është rrëzuar duke gjetur vdekjes, pasi i është përplasur koka në tokë.

Grabitësit më pas janë përleshur edhe me bashkëshorten e 76-vjeçarit, Evanthi Magllara, e cila ka marrë disa plagë në kokë dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit.

Sipas policisë dyshohet se grabitësit janë dy të rinj nga Tepelena, të cilët më parë kanë punuar në atë zonë./A.Xh

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›