E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Robin Hud-i modern vidhte të pasurit për vete

LONDER- “Robin Hud” i kohëve moderne, hajduti i të pasurve dhe personaliteteve të njohura të botës së artit, i cili vidhte jo për tia shpërndarë të varfërve por për vete ka vdekur.

Peter Scott i njohur si mbreti i hajdutëve vdiq dje në Londër. Scott mburrej sepse gjatë karrierës së tij prej hajduti kishte vjedhur personalitete të tilla si Sophia Loren, Elizabeth Taylor, Vian Leigh e Lauren Bacall.

Aktores së njohur Italiane Scott i kishte vjedhur një varëse me vlerë 200 mijë sterlina teksa po xhironte filmin “Milionerja: në Londër në 1960,. Ai vdiq në moshën 82 vjeçare

(Foto: Peter Scott)

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›