Vdes aksidentalisht përkthyesi Perikli Jorgoni
Perikli Jorgoni ka qenë i pranishëm në faqet e gazetës “55”, si me intervista ashtu edhe me përkthimet e tij nga poezia botërore. Gazeta “55” i përcjell një ngushëllim familjarëve të tij për këtë humbje të madhe.
Ka humbur jetën në mënyrë krejt tragjike në mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Tiranë - Durrës përkthyesi dhe poeti i njohur Perikli Jorgoni. Sipas njoftimit nga policia poeti dhe përkthyesi 76-vjeçar, sapo ishte kthyer nga Tirana dhe pranë mbikalimit të Fllakës, kur ishte duke kaluar rrugën, është aksidentuar për vdekje nga një makinë tip “Tojota” me targa AAJ 552, e drejtuar nga shtetasi 30-vjeçar Ermal Pajuta, i identifikuar dhe ndaluar nga policia. Perikli Jorgoni sapo kishte zbritur nga një furgon i rastit dhe po drejtohej për në këmbë drejt lagjes së plazhit, në të cilën banonte prej disa vitesh. Kjo është një tjetër humbje e madhe për letërsinë dhe përkthimet, pasi Jorgoni njihej si një nga përkthyesit e mirë dhe me nivel, pasi ka sjellë në gjuhën shqipe një seri veprash dhe autorësh nga më të njohurit e letërsisë botërore.
Gjithmonë skrupuloz, njeri studioz dhe i palodhur, ai jo vetëm sillte veprat në shqip, por njëherësh jetonte me përkthimin, letërsinë, duke qenë gjithmonë në korent të ngjarjeve dhe të rejave të fundit. Në një intervistë të tij, para se të vdiste, Jorgoni do të shprehej se “një nga vërejtjet që kam për letërsinë e sotme se ajo nuk pasqyron realitetin që ne jetojmë. Po bëhet ai gabim i viteve të fundit të realizmit socialist. Kjo letërsi nuk ka fytyrën e vërtetë të shoqërisë shqiptare. Duket si një letërsi e dështuar në misionin e saj historik, ndaj popullit të vet dhe ndaj njerëzimit. Veprat më të mëdha të letërsisë botërore janë vepra që kanë pasqyruar realitetin e kohës kur ata kanë jetuar. E meta më e madhe e letërsisë së sotme shqiptare është se ajo është kthyer një letërsi tarafesh, klanesh. Sipas tyre vlerësohen shkrimtarët dhe poetët sepse sipas klaneve fabrikohet kritika, sipas klaneve merren çmime, (vepra që nuk lexohen) etj”.
Perikli Jorgoni ka qenë i pranishëm në faqet e gazetës “55”, si me intervista ashtu edhe me përkthimet e tij nga poezia botërore. Gazeta “55” i përcjell një ngushëllim familjarëve të tij për këtë humbje të madhe.
Perikli Jorgoni u lind në Tiranë më 15 gusht 1936. Aty kreu shkollën fillore dhe më pas edhe studimet e larta universitare. Për shumë vite punoi si mësues në shkolla të Tiranës e më pas edhe si gazetar e si përkthyes pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Ai ka qenë një përkthyes i talentuar, poet i disa vëllimeve me poezi si dhe mjaft përkthime si p.sh “ .
Vitet e fundit ai u bë nismëtar i botimit të revistës letrare në Durrës “Up Date D”. ksidenti i përkthyesit Perikli Jorgoni është i dyti për këtë vit për njerëzit e shquar të artit e kulturës, pas aksidentit tragjik të koreografit Agron Aliaj.
...