E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes djali i Sylvester Stallone, dyshohet nga overdoza

Share

Shok për yllin e Hollivudit, Sylvester Stallone. Djali i tij Sage, 36 vjeç, ka vdekur.

Ai u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Hollivud nga pastruesja. Ajo mbërriti në banesë pasi prindërit e tij ishin shqetësuar se nuk po u dilte në telefon.

Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta. Dyshohet se ai mund të ketë vdekur nga një mbidozë ilaçesh. Disa media bëjnë me dije se në banesën e tij janë gjetur disa ilaçe.

Mësohet se aktori i njohur është shokuar pas lajmit, duke e përjetuar shumë rëndë. Ai ishte në tur për filmin e tij të ri The Expendables 2.

Sage ishte një nga dy djemtë e aktorit të njohur nga martesa e parë me Sasha Chack.

Sage mbahet mend pasi luajti në filmin Rocky V përkrah të babait, pikërisht në rolin e djalit të Rocky.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›