E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes i riu në aksident/ Prizren, motorri përplaset me kamionin

Një 29 vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik në Prizren.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë, një veturë dhe një kamion.

Drejtuesi i motoçikletës dhe viktima e aksidentit me shpejtësi tej normave të lejuara fillimisht ka goditur lehtë veturën që ka patur përpara, ndërsa më pas është përplasur nga prapa me një kamion.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›