E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes lideri i muslimaneve suni

Lideri i muslimaneve suni, Sheiku Mohamed Sayed Tantawi vdiq mbremjen e se merkures ne moshen 82 vjecare ne Arabine Saudite.

Lajmi u njoftua prej televizionit shteteror egjiptian, ku citohej me tej se sheiku 82 vjecar u nda nga jeta pas nje ataku kardiak.

Tantawi konsiderohej lider i moderuar dhe ishte Imami i Madh i Al Azhar, qender universitare islamike ne Kajro.

Per nga roli dhe fuqia e tij mes besimtareve suni, Tantawi mund te paralelizohej me rolin e papes tek te krishteret e besimit katolik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›