Vdes një 19 vjeçare, u hodh nga pallati në Durrës
Një vajzë 19 vjeçare gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i katërt i një pallati. Viktima është Gentina Sura, e cila vdiq rrugës për në spital.
Policia po heton për shkaqet e kësaj vetëvrasje.
Vajza jetonte me prindërit e saj në një shtëpi private.
Por në mëngjes, ajo është ngritur nga gjumi dhe ka shkuar në pallatin përballë shtëpisë së saj.
Për shkak të plagëve të shumta, ajo ka gjetur vdekjen.