E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes shkrimtarja Catherine Lepront

Romanciere, dramaturge dhe eseiste, shkrimtarja franceze, Catherine Lepront, fituese e çmimit ‘Goncourt’ në vitin 1992, vdiq në Paris në moshën 61-vjeçare, bënë të ditur burime mediatike franceze.

Catherine Lépront u lind në qershor të vitit 1951 dhe botoi rreth 30 vepra që nga viti 1981.

Ajo ishte gjithashtu këshilltare letrare e edicioneve "Gallimard".

Romanet e saj u botuan fillimisht nga "Gallimard" si "Le Tour du domaine", "Une rumeur", "Un geste de dentelles", "Le passeur de Loire", etj.

Fitoi çmimin, "Goncourt" për veprën "Trois Gardiennes" botuar nga "Gallimard", çmimin "Charles Exbrayat" në vitin 2003 dhe çmimin "Louis Guilloux" për romanin, "Des gens du monde".

Lepront shkroi gjithashtu drama për teatrin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›