“Veçse jemi gjallë dhe marrim frymë”/ Babai tregon telefonatën e fundit me Xhuanën

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, vetëm 24 orë pas ngjarjes, ai thotë se “ia kanë lënë në dorë drejtësisë”
“Veçse jemi gjallë dhe marrim frymë”, u shpreh i pikëlluar babai i Xhuanës.
Siç ka treguar ai, telefonata e fundit e Xhuanës ka qenë më nënën e saj në mëngjes para së të ndodhte ngjarja.
Intervista
Evis Ahmeti: Kush ju lajmëroi?
Babai: Ishte goca tjetër në Tiranë
Evis Ahmeti: Kishte kohë që jetonte në Tiranë Xhuana?
Babai: Tre muaj
Evis Ahmeti: Kur kishit folur për herë të fundit?
Babai: Me mamin e vet ka folur, në mëngjes, a jeni mirë dhe kaq.
Evis Ahmeti: Nuk ishit në dijeni që ajo dhunohej?
Babai: Jo, nuk na ka thënë asgjë
Evis Ahmeti: Me Erladon ishte martuar në gusht?
Babai: Në qershor
Evis Ahmeti: Ishin divorcuar?
Babai: Po, u ndanë
Evis Ahmeti: Me motrat nuk kishte shprehur që dhunoj
Babai: Nuk jam në gjendje të flas….Ja kemi lënë drejtësisë këtë punë.
Ngjarja tragjike ndodhi në Tiranë më 9 mars, kur ish-bashkëshorti i saj i shkon pranë pallatit, ndërkohë Xhuana zbret poshtë bashkë me shoqen e saj.
Shoqja, e shqetësuar për Xhuanën, zbriti bashkë me të, qëndroi pak dhe më pas ngjitet në banesë. Dyshohet se gjatë kohës që ka qëndruar me të, Xhuana është dhunuar barbarisht nga 25-vjeçari Eraldo Fizi. Në kushte të rënduara psikologjike dhe e dhunuar, e reja ka shkuar në banesë rreth orës 3 të mëngjesit.
Në mëngjes, shoqja që ndante shtëpinë është nisur për në punë. Rreth orës 7 të mëngjesit, pasi është larguar shoqja, dyshohet se Xhuana ka konsumuar fostoksinën dhe ka nisur të shkruajë edhe letrën e lamtumirës për familjen e saj.
Xhuana ka edhe tre motra të tjera, dhe pas kryerjes së aktit të vetëflijimit, ajo ka telefonuar motrën e saj që jetonte në Angli, duke i treguar për aktin ekstrem që kishte ndërmarrë. Menjëherë e shqetësuar, motra ka telefonuar shoqen e saj dhe pronarin e banesës me qira, i cili, sapo është njoftuar, ka lajmëruar ambulancën dhe policinë.
Policia po heton edhe se si Xhuana e siguroi fostoksinën, pasi ajo kishte qenë gjithë kohës me ish-bashkëshortin e saj deri në orën 3 të mëngjesit, kur ishte kthyer në banesë.
Hetuesit kanë ngritur edhe dyshime të tjera mbi 25-vjeçarin Eraldo Fizi, i cili ndodhet në arrati.
Xhuana Nikollaj nuk vuante nga depresioni dhe nuk ishte mjekuar asnjëherë.